Para seancës për demarkacionin, Ambasadorët e Quintit dhe shefja e BE në takim te Veseli

09:03 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Pas debatit maratonik që zgjati nëntë orë në Kuvendin e Kosovës, sot në orën 11, pritet të votohet për demarkacionin me Malin e Zi.

Mirëpo para se kjo marrëveshje të votohet kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të pret në takim ambasadorët e vendeve të Quintit, bashkë me shefen e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalyia Apostolova, shkruan arbresh.info.

“Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret sot në takim ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media të Kuvendit të Kosovës.

Seanca për votimin e demarkacionit do të fillojë sot në ora 11:00. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme