Google ADS

Lekaj: Sot do të votohet Marrëveshja për Demarkacionin

08:45 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj në një prononcim për Telegrafin ka bërë të ditur që seanca për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi do të vazhdojë sot në orën 11:00 dhe do të merr epilog pozitiv.

Lekaj tha se ratifikimi i kësaj marrëveshje do të bëhet sot.

“Sot do merr epilog pozitiv ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, që do të thotë votohet”, ka thënë Lekaj për Telegrafin.

Ndërkaq, të martën pas një seance maratonike në Kuvendin e Kosovës ku në rend dite ishte ratifikimi i Projektligjit të demarkacionit me Malin e Zi.

Vazhdimi i kësaj seance është vendosur sot në orën 11:00.

Për ratifikimin e kësaj marrëveshje nevojiten 80 vota nga 120 deputetët e Kuvendit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme