Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka falënderuar kryeministrin Ramush Haradinaj për guxim siç e ka quajtur ajo për sjelljen e Demarkacionit në Kuvend.
Deputetja Musliu tha se procesi i Demarkacionit u vonua, sipas saj edhe debati për këtë çështje u vonua padrejtësisht.
“Më vjen mirë që pas 3 viteve po na lejohet me debatu për këtë marrëveshje. Jemi sjell në studio televizive e rrugë por asnjëherë nuk na është dhënë e drejta për të folur. Dhe për ketë falënderoj kryeministrin Haradinaj që gjeti guximin për ta vënë para deputetëve në kuvend demarkacionin”, tha Musliu duke shtuar se më s’ka kohë për pritje por që të përçohet serioziteti tek qytetari me votimin e Demarkacionit, tha Musliu./Monitor/
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...