Prona me vlerë mbi 10 milionë dhe një kompani ndërtimi, që dyshohet se janë fituar nga trafiku i kokainës, u sekuestruan nga Policia e Shtetit me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Sipas policisë, pronat mësohet se janë regjistruar në emër të Luan Spahiut 53 vjeç banues në Tiranë.
Ky i fundit është dënuar në vitin 2011, nga Gjykata e Frajbugut me 5 vite burg për akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas burimeve të policisë, Spahiu është dënuar për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Kolumbia drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera. Paratë e fituara nga kjo linjë e trafikut të kokainës, Spahiu i kishte investuar në kompaninë e ndërtimit “Pinari” Sh.p.k në Tiranë, si dhe në disa troje ndërtimi dhe sipërfaqe toke në Selitë e në rrugën “Naim Frashëri”.
Në këtë rrugë, sipas policisë, Spahiu kishte ndërtuar një kompleks banimi të cilin kishte arritur ta shiste pjesërisht. Pas hetimit të Prokurorisë, Gjykata vendosi që 32 apartamente me sipërfaqe 3400 m2 të sekuestrohen. Sekuestro u vendos edhe mbi tri njësi tregtare në të njëjtin kompleks, me sipërfaqe 230 m2. Po ashtu një vilë tri katëshe në rrugën “Hoxha Tahsim”, me sipërfaqe 340 m2, si dhe disa garazhde u sekuestruan. Gjykata vendosi të njëjtën masë për dy sipërfaqe trojesh në rrugën “Naim Frashëri” dhe në Selitë, përkatësisht 5600 metra dhe 18 mijë m2, si dhe tri automjete të shtrenjta.
Asetet e kompanisë Pinari Sh.p.K dhe llogaritë bankare të kësaj kompanie, të Luan Spahiut dhe të të afërmeve të tij, u bllokuan deri në përfundim të procesit gjyqësor që pritet të zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda. / TV Klan
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...