Gani Dreshaj, deputet i AAK-së mbështeti mendimin e Albin Kurtit në Kuvend.
Ai deklaroi se fjala e Kurtit ka qenë e drejtë dhe e vërtetë kur ai ka thënë se Kosova humb tokë me marrëveshjen aktuale të demarkacionit.
Dreshaj është i bindur se Kosova i humb 8200 hektarë me marrëveshjen aktuale për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.
“Unë mendoj se fjala e zotit Kurti ka qenë e drejtë, ka qenë e vërtetë, dhe unë e kom bindjen që po, Kosova i humb ato 8200 hektarë. A e dini pse e kom atë bindje, se nuk më duhet as Meha as Bulliqi po e di vet gurë për gurë ku është kufini” ka deklaruar Dreshaj.
Por tash sipas tij, jemi ku jemi e të gjithë e dimë ‘ku ka rënë guri’, andaj të shpëtojmë çfarë ka mundur të shpëtojë.
Andaj sipas tij më mirë është të varen në ndihmën e Vetëvendosjes, sesa të tjerëve. Ai përfundon duke thënë se nëse tani e votojmë të gjithë, kemi shanse më të mira të kërkojmë atë që është e jona.
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...