Trump i kërkon princit të Arabisë Saudite që të blejë më shumë armë amerikane

23:27 | 20 Mars 2018
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar nga Princi i Arabisë Saudite të ndajë pasurinë e kombit të tij duke blerë armë amerikane.

Fokusi i Trump në blerjet saudite të pajisjeve ushtarake të SHBA erdhi mes një përpjekjeje dypartiake për të kufizuar rolin e Shteteve të Bashkuara në luftën civile të Jemenit, transmeton portali arbresh.info

Gjatë takimit me Princin Mohammed bin Salman, Trump ka kërkuar që shitjet e armëve të kalojnë shifrën prej 12.5 miliardë dollarësh.

“Arabia Saudite është një vend shumë i pasur dhe ata do t’i japin SHBA-ve një pjesë të asaj pasurie, me shpresë në formimin e vendeve të punës dhe në formën e blerjes së paisjeve më të mira ushtarake në botë”, tha Trump.

Trump ka shtuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë përmisuar dukshëm në krahasim se si kanë qenë gjatë administratës Obama./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme