Fiorentina ia ndërron emrit kampit stërvitor për nder të Davide Astorit

23:08 | 20 Mars 2018
Arbresh Info

Fiorentina ka njoftuar se ata do ta ndryshojnë emrin kampit stërvitor për nder të ish kapitenit të tyre – Davide Astorit.

31-vjeçari është gjetur i vdekur në hotelin e skuadrës së tij më 4 mars, vetëm disa orë para ndeshjes së tyre kundër Udineses në kuadër të Serie A, transmeton portali arbresh.info. Presidenti i Fiorentinas, Mario Cognigni ka konfirmuar për vendimin duke thënë se kampi stërvitor i tyre nga tani do të quhet “Centro Sportivo Davide Astori”.

“Ne kemi marrë këtë vendim për shkak se kjo ishte shtëpia e tij. Ai ishte këtu çdo ditë për stërvitje dhe madje ka shfrytëzuar kohë këtu me familjen e tij”, ka thënë Cognigni për gazetën italiane ‘Mediset’.

“Ne besojmë që nderimi i tij në këtë mënyrë është një gjë e duhur për tu bërë, andaj kampi stërvitor do të quhet nga tani Centro Sportivo Davide Astori. Ne do ta bëjmë këtë sa më shpejtë që është e mundur”

Astori ka luajtur 289 ndeshje në Serie A gjatë karrierës së tij si dhe ka bërë 14 paraqitje për Italinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme