Google ADS

Osmani: Nëse ne nuk ua hapim dyert qytetarëve atëherë do ua hap dikush tjetër që ua shpërlan trurin si ISIS

22:27 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani në seancën ku po diskutohet për demarkacionin ka thënë se pas tri vitesh ajo që kanë bërë është se secili deputet ka mësuar nga gabimet e viteve të kaluara.

“Secili prej nesh ka mësuar që për çështje të interesit nacional, është e pamundur të ecim si shtet në qoftëse nuk ka koncensus. Lidhur me këtë temë së bashku me kolegët e mi kemi bërë një sërë përpjekjesh të gjejmë një koncensus pa marr parasysh a ishin deputet të Qeverisë apo opozitës”, ka thënë ajo.

Osmani ka përmendur përpjekjet që janë bërë nga deputetët për demarkacionin e që janë refuzuar nga Haradinaj.

“Ai i refuzoj të gjitha propozimet e sot vjen me të njëjtin propozim që qysh në vitin 2016 kanë mundur të gjejnë një koncensus që qytetarët e vendit të mos mbesin peng. Por përtej refuzimit të dokumenteve gjatë këtyre tri viteve më së shumti është vlerësuar racionalitet, e gjuha ofenduese, e jo mundësia për të pasur koncensus për çështje të interesit nacional, dhe tani shumica po pajtohemi që vetëm koncensusi mund ta dërgoj këtë vend para”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se nëse i mbyllin sytë para këtyre ndryshimeve e rrethanave do të duken iraconal.

“Mosmarrëveshjet lidhur me ëktë temë ishin mosmarrëveshje bilaterale mes Kosovës e Malit të Zi. Në qoftëse nëpërmjet marrëveshjes së dy presidenteve arrihet të gjendet dokumentacion shtesë dhe mund të kontestohen pikat që janë arritur si jo të duhura në komisione atëherë Qeveria mund ta suspendoj marrëveshjen deri të bëhen përmirësimet e nevojshme”, ka theksuar shtuar ajo.

Osmani ka thënë se nëse Kosova nuk ia hap dyert qytetarëve të saj do ua hap dikush tjetër si ISIS.
“Izolimi mendor i politikës i ka mbajtur të izoluar qytetarët e Kosovës për gjatë këtyre tri vitesh. Republika përbëhet nga qytetarët e saj shumica dërmuese rini që presin përfundimisht që ne t’i largojmë nga ky burg i quajtur Kosovë, sepse nëse Bashkimi Europian ua mbanë derën atyre të mbyllur do ua hap dikush tjetër siç është ISIS dhe sot ne duhet t’ua shpëtojmë jetën atyre njerëzve”, ka thënë ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme