Argjentina ka testuar një formacion, ku përfshihen Lucas Biglia, Gonzalo Higuain dhe Lionel Messi, për ndeshjen miqësore të së premtes kundër Italisë.
Trajneri Jorge Sampaoli është duke përgatitur djelmoshat e tij për ndeshjen që zhvillohen mbrëmjen e së premtes në Manchester, transmeton portali arbresh.info.
Sergio Aguero nuk është pjesë e skuadrës për shkak të lëndimi në këmbën e majtë, prandaj sulmuesi qendror i Juventusit, Gonzalo Higuain, është përzgjedhur për të drejtuar linjën frontale.
Ai do të ketë mbështetjen e Lionel Messit, Angel di Marias dhe yllit 26-vjeçar të Independientes, Maximiliano Mezas.
Ndryshe, kjo do të jetë paraqitja deputuese e Mezas për skuadrën e tij kombëtare./arbresh.info/
Formacioni i mundshëm i Argjentinës: Romero; Mercado, Fazio, Otamendi, Tagliafico; Paredes, Biglia; Meza, Messi, Di Maria; Higuain
Formacioni i mundshëm i Italisë: Buffon; Florenzi, Bonucci, Rugani (Ogbonna), Spinazzola (Darmian); Jorginho (Parolo), Verratti, Bonaventura (Pellegrini); Chiesa (Candreva), Immobile, Insigne
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...