Google ADS

Treshja e gjyqtarëve nga Kosova drejtojnë ndeshjen kualifikuese për U-21

22:03 | 20 Mars 2018
Arbresh Info

Treshja e gjyqtarëve nga Kosova, Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Portugali – Liehtenshtajn për 21 vjeçar.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e U21 për Kampionatin Evropian.

Portugezëve iu duhet fitorja pasi pas katër ndeshjeve gjenden në vendin e tretë me shtatë pikë.

Për këtë ndeshje nuk janë ftuar lojtarët më të njohur portugezë pasi që shihet si ndeshje e kalueshme lehtë.

Gjyqtarët nga Kosova kanë treguar ndeshje me gjykim të mirë dhe vazhdimisht ftohen nga UEFA dhe FIFA.

Me ta do të jetë edhe Visar Kastrati si zyrtar i katërt.

Si vëzhgues për këtë ndeshje do të jetë rusi, Alexey Spirini.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme