Ylli i Real Madridit, Lucas Vazquez është i shqetësuar që “njerëzit janë duke nënvlerësuar Juventusin” duke shtuar se “nuk duhet harruar që ata ishin finalistë të Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.”
Dy gjigantët evropian janë përballur në muajin maj të vitit të kaluar në Cardiff, por do të takohen sërish në kuadër të ndeshjeve çerekfinale që zhvillohen muajin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
“Ideja e formuar është që ne jemi favorit dhe nga pikëpamja ime njerëzit janë duke nënvlerësuar Juventusin”, ka thënë Vazquez për ‘Onda Cero’.
“Të mos harrojmë që ata ishin në finale të Ligës së Kampionëve vitin e kaluar. Ky është një klub italian me një eksperiencë të madhe dhe do të jetë e komplikuar përballja me ata”
Takimi i parë ndërmjet dy gjigantëve zhvillohet më 3 prill në Turin, ndërsa ndeshja kthyese zhvillohet më 11 prill në Bernabeu./arbresh.info/
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite