Deputeti i PDK-së, Nait Hasani në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se miqtë tonë ndërkombëtarë nuk po e ndihmojnë Kosovën me demarkacionin, por se duhet ta ndihmojnë me zhvillim ekonomik, shkruan arbresh.info.
“Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik, me demarkacion nuk ka zhvillim ekonomik e as me liberalizim. Miqtë tonë nuk po e ndihmojnë Kosovën me demarkacionin duhet ta ndihmojnë me zhvillim ekonomik. Unë nuk pajtohem me demarkacionin por do të pajtohem me të në të mirë të qytetarëve”, ka thënë ai.
Sipas tij, klasa jonë politike është klasë politike për tema ditore, duke shtuar se ka tri vite që po debatohet për demarkacionin.
Sipas tij, kushti i demarkacioni për liberalizim vizash është i padrejtë nga ana e BE-së dhe kjo gjë ka dëmtuar Kosovën./arbresh.info.
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...