Italia shfrytëzon formacionin 4-3-3 kundër Argjentinës

19:51 | 20 Mars 2018
Arbresh Info

Formacioni i parë i Gigi Di Biagios te Italia kundër Argjentinës pritet të jetë 4-3-3.

Trajneri i përkohshëm i Përfaqësues së Italisë është vendosur në detyrë për ndeshjen kundër Argjentinës të premten dhe atë të martën kundër Anglisë, transmeton portali arbresh.info.

Ai shfrytëzoi formacionin 4-3-3 më së shpeshti gjatë drejtimit të tij në U21 dhe duket se do të vazhdoj me këtë edhe te skuadra kryesore e “Azurrëve”.

Kjo mund t’i lejojë atij të nxjerrë më të mirën nga anësori i Napolit, Insigne dhe Chiesa i Fiorentinas, të cilët do të bëjnë paraqitjet e para.

Antonio Candreva është një tjetër opsion për krahun e djathtë të treshes në sulm./arbresh.info/

Formacioni i mundshëm:

Italia (4-3-3): Buffon; Florenzi, Bonucci, Rugani, Spinazzola (Darmian); Jorginho (Parolo), Verratti, Bonaventura (Pellegrini); Chiesa (Candreva), Immobile, Insigne

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme