Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në seancën që po diskutohet për demarkacioni ka thënë se pas tri vitesh po u jepet mundësia që ta thonë fjalën e tyre lirshëm pa gaz lotsjellës.
“Ata na e pamundësuan debatin në raportimin e kryeminsitrit dhe kjo konfirmon që ajo metodë nuk na është dashur për këtë temë që na mbajti tri vite të izoluar”, ka thënë ai.
Sipas tij me votimin e demarkacionit me Malin e Zi, Kosova dëshmon se nuk është e interesuar të marr pjesë të territoreve të vendeve fqinjë.
“Ne duhet të punojmë fort për qytetarët tanë, duhet të dëshmojmë që ne nuk kemi qëllime ndaj fqinjëve tanë. Duhet ta votojmë demarkacionin”, ka thënë ai./Arbresh.info
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima