Google ADS

Ndjekje penale për zyrtarin e lartë, reagon vetë Ymeraj

19:13 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Dorëheqja është parë si një shpëtim për shumë nga anëtarët e gjykatës për t’i shpëtuar sitës së drejtësisë.

Një ndër ta ishte edhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetues, Besnik Ymeraj i cili dha dorëheqjen në janar të 2018.

Por mësohet se ky i fundit është çuar për ndjekje penale.

Siç bëhet me dije, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka depozituar pranë Prokurorisë së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin për Ymerajn.

Ndërkohë i kontaktuar nga Ora News, Besnik Imeraj tha se ky kallëzim është i pabazuar në ligj dhe kushtetutë dhe ka motive politike.

“Kjo që po ndodh nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore. Që kur Edi Rama dhe qeveria bëjnë kontrollin e gjyqtarëve, çdo gjë është e qartë. Unë jam në rregull dhe nuk kam asnjë problem me ligjin dhe Kushtetutën. Kjo e gjitha është e motivuar politikisht”, u shpreh Besnik Imeraj.

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj dha dorëheqjen me 31 janar duke e argumentuar motivin me arsye personale.

Imeraj u dekretua si anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga presidenti i asaj kohe Bujar Nishani me dekret Nr. Dekretit 8066, datë 22 Mars 2013.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme