Google ADS

A është ky deputeti i të ndarëve nga Vetëvendosje ai i cili do të votoj Demarkacionin?

19:14 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar debati lidhur me Demarkacionin, por disa nga deputetët siç duket janë lodhur nga debati dhe kanë vendosur të dalin nga seanca.

Deputetet e PDK-së, Ganimete Musliu, Mexhide Mjaku-Topalli dhe Luljeta Veselaj-Gutaj së bashku me deputetët e AAK-së, Daut Haradinaj dhe Pal Lekaj u panë në bufenë e Kuvendit së bashku, por ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ish deputeti i VV-së, Sali Salihu ai i cili u gjend në këtë mes.

Mos ndoshta ky deputet i të ndarëve nga Lëvizja Vetëvendosje do të votoj Demarkacionin?

Dyshimet edhe më shumë i shton edhe fjala që ka shkruar Musliu mbi imazhin e publikuar.

“Sot ma shume se kurrë Kosovës i duhet unitet”, ka shkruar ajo.

Se a do të votohet sot Demarkacioni mbetet të shihet në vazhdim./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme