Superylli i Barcelonës, Lionel Messi ka zbuluar detajet rutinës për injeksionin e hormoneve gjatë fëmijërisë së tij në një intervistë befasuese.
Sulmuesi argjentinas ka zbuluar për ‘America TV’ se ai ka futur gjilpërën në këmbët e tij çdo mbrëmje nga mosha 12 vjeçare, transmeton portali arbresh.info. Messi kishte problem me hormonin e rritjes derisa po zhvillohej në Rosario, qyteti më i madh i provincës Sante Fe në qendër të Argjentinës.
“Kam injektuar këmbët e mia çdo mbrëmje. Kam filluar ta bëjë këtë që nga mosha 12 vjeçare. Nuk ishte diçka që më kishte lënë përshtypje mua”, ka zbuluar Messi.
“Fillimisht, prindërit e mi më kanë dhënë injeksionet kur unë isha tetë vjeçar deri në momentin kur u mësova. Ishte një gjilpërë e vogël. Nuk të dhimbte, ishte një rutinë për mua që duhej ta bëja dhe e bëra këtë normalisht”
Prindërit e tij raportohet se kanë paguar 1.223 euro në muaj për hormonet deri në momentin kur ish klubi i tij, Newell’s Old Boys, mundësoi pagesën për trajtimin e tij.
Messi u zhvendos me familjen e tij në Barcelonë në vitin 2001 në moshën 13 vjeçare dhe klubi spanjoll pagoi për të gjitha nevojat mjekësore deri në përfundimin e trajtimit të hormoneve në moshën 14 vjeçare, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk ishte aq e vështirë për mua të që vija në Barcelonë. Jam adaptuar shpejtë, por jo edhe familja ime. Vëllezërit e mi dëshironin të riktheheshin dhe ata e bënë atë”
“Unë mbeta vetëm me babain tim dhe ai më pyeste mua ‘Çfarë duhet të bëjmë? Unë i thash atij ‘Unë dua të qëndrojë'”
Rritja me ngadalësi e Messit nuk ka ndikuar në aftësinë e tij për të luajtur futboll për shkak se sulmuesi ka shënuar 374 gola brenda 410 ndeshjeve te Barcelona gjatë karrierës së tij legjendare.
Ndërkohë, Barcelona duket e vendosur për të fituar këtë sezon trofeun në La Liga për shkak se qëndrojnë me 11 pikë të pastra në krye të tabelës.
Gjiganti katalunas do të përballet me skuadrën italiane AS Roma në çerekfinale të Ligës së Kampionëve derisa vazhdojnë të synojnë fitoren e tripletës./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...