Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj në seancën ku po diskutohet për demarkacionin ka thënë se deklarata e presidentëve është marrëveshje që mundëson të rishikohen gabimet.
“Kur flas për korrektim nuk po them vetëm për një pjesë të caktuar por gjatë gjithë vijës kufitare. Mendoj që debatin duhet ta zhvillojmë në këtë pikë dhe të mos përsëriten gabimet e marrëveshjeve të kaluara. Sot duhet të diskutojmë për formimin e grupit të punës, cili do të jetë roli që këto grupe punuese mund ta bëjnë me njëri tjetëri”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se asnjëherë deri më tani nuk janë testuar provat për kufirin me Malin e zi.
“Unë besoj që ka prova dhe duhet shkuar me palën malazeze të bisedohet dhe përmes argumenteve e pastaj të korrigjohet. Nuk mjafton ne të nxjerrim konkulzione dhe të themi kështu është ndryshe nuk bënë”, ka thënë ai duke shtuar se nëse votohet demarkacioni do të lirohet vendi nga kjo pengesë.
“Pas votimit të këtij ligji është obligim ligjor krijimi i këtij komisioni. Dhe pasi të bisedojnë komisionet është mundësi e mirë rishikimi pa shkaur në arbitrazh”, ka thënë ai./Arbresh.info
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...