Google ADS

Deputeti Ramiz Kelmendi në hemodializë, publikohen fotografi nga spitali

18:01 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Ramiz Kelmendi i LDK-së , ka probleme shëndetësore. Ai tashmë ka hyrë në procesin e dializës. Siç duket deputeti i Kuvendit nga radhët e LDK-së ka probleme me veshkat.

Kelmendi në këto momente është duke i marrë terapitë.

Ai në një deklaratë për mediat, tha se shëndeti i tij është stabil, por që për momentin duhet vazhduar terapitë e dializës.

Ndërkohë, deputeti Ramiz Kelmendi ka treguar sonte se nuk do e votoj demarkacionin me Malin e Zi pasi është kërcënuar ai dhe familja e tij.

“Kam pasur edhe kërcënime personale, ndaj anëtarëve të familjes”, tha Kelmendi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në emisionin ‘DPT te Fidani’, Kelmendi ka rrëfyer se familjarët e tij kanë marrë kërcënime nëse ai do të votonte demarkacionin me Malin e Zi.

“I kanë çuar për të më thënë, edhe anëtarëve të familjes, se nëse babai yt voton demarkacionin, ki parasysh ku do të jesh ti”, theksoi ai.

Kelmendi nuk u beson organeve të drejtësisë, prandaj nuk pranoi të tregoj se kush e ka kërcënuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme