Google ADS

Çfarë i ndodhë trupit tuaj kur jeni të lumtur

17:54 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Sot pra (20 mars) është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë, dhe hulumtimet tregojnë se personat e lumtur sëmuren më rrallë, janë më të prirë t’i arrijnë qëllimet e tyre dhe bëjnë më shumë para sesa tjerët.

Në fakt, personat e lumtur jetojnë deri në gati tetë vjet më shumë sesa ata të cilët nuk janë edhe aq të lumtur me jetën e tyre, transmeton Telegrafi.

Ndonëse e dimë se lumturia ka ndikime pozitive në shëndetin tonë mendor, lumturia ka shumë përfitime pozitive edhe në pjesët tjera tona të trupit.

Lumturia ndikon në lëkurën tuaj

Dëshironi t’ju tregoni tjerëve sa të lumtur jeni? S’keni nevojë, lëkura juaj e tregon atë!

Dermatologët tregojnë se kur jeni të lumtur dhe të relaksuar, edhe lëkura është njësoj, ka qarkullim optimal të gjakut dhe nuk djersitet kur stresoheni apo shqetësoheni.

Ndër tjerash, te personat e lumtur plagët shërohen më shpejt.

Truri

Lumturia dhe disponimi i mirë i zvogëlon nivelet e hormonit të stresit – kortizolit – dhe njëkohësisht e rritë prodhimin e endorfineve dhe serotoninës, të cilat ndihen si hormoni i lumturisë.

Këto hormone të lumturisë e bëjnë trurin të funksionojë në kapacitetin e vet më të mirë.

Rrudhat

Kush e ka menduar se lumturia i mban rrudhat larg? Lumturia, sipas ekspertëve, ndikon që ta mbani pamjen rinore për më gjatë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme