Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane raportohet se i frikësohet Juventusit para ndeshjes ndërmjet dy gjigantëve në Ligë të Kampionëve.
Pas eliminimit që ia shkaktuan Paris Saint Germainit në xhiron e 1/8-së në UEFA Ligë të Kampionëve, Juventusi është rivali i ‘Los Blancos’ në çerekfinale pas fitores së “Zonjës së Vjetër” kundër Tottenhamit në raundin e mëparshëm, transmeton portali arbresh.info.
Siç raporton gazeta spanjolle ‘Marca’, edhe pse Real Madridi fitoi 6 me 3 kundër Gironas së fundi, Zidane i frikësohet Juventusit për shkak se skuadra e tyre është në gjendje të shënoj nga ndërprerjet. Gonzalo Higuain dhe bashkëlojtarët e tij ka gjetur rrjetën 19 herë nga këto raste.
Zidane është i shqetësuar nga fakti që skuadra e tij pranoi tri gola kundër Gironas dhe se Juventusi mund t’i godas ata në atë zonë kur të dy klubet të përballen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Takimi i parë ndërmjet dy gjigantëve zhvillohet më 3 prill në Turin, ndërsa ndeshja kthyese zhvillohet më 11 prill në Bernabeu./arbresh.info/
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve