Selimi: Sikur të ishit kaq unikë për të mbrojtur integritetin territorial të vendit aq sa qenkan unikë për të dhënë territor

17:24 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Gjatë seancës për Demarkacionin, Lëvizja Vetëvendosje i ka dorëzuar kryeministrit, Ramush Haradinajt peticionet e nënshkruara nga qytetarët kundër demarkacionit.

E pas dorëzimit të këtyre peticioneve ka reaguar deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, ai përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka treguar edhe njëherë se ai është kundër demarkacionit.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sa unikë! Sikur të ishin kaq unikë pë ta mbrojtur integritetin teritorial te vendit aq sa qenkan unikë për të dhënë teritor. #KundërDemarkacionit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme