Deputeti Ahmet Isufi në emër të grupit të AAK-së në seancën ku pritet të ratifikohet demarkacioni ka thënë se ka tri vite që po merren me këtë temë.
“Pasi që nuk është zgjidhur deri më tani janë ofruar mundësitë që përmes ligjit që ka sjellë Qeveria në Kuvend të zgjidhet duke pasur parasysh që marrëveshjes së kaluar t’i bashkohet raporti i Bulliqit që tregon për gabimet që ka bërë komisioni i kaluar dhe poashtu është deklarata e dy presidentëve që u jep mundësinë për korrigjime”, ka thënë ai.
Isufi ka thënë se deputetët i japin presion qeverisë përmes grupeve punuese dhe raporteve t’i ndryshojnë gabimet që kanë ndodhur.
“Deputetët e AAK-së, dhe po ashtu iu ftoj juve të votoni propozimin që e ka sjell Qeveria në kuvend sepse me këtë marrëveshje mund të përmirësojmë gabimin që e ka bërë qeveria e kaluar dhe të punojmë për interesat e qytetarëve të dy vendeve”, ka thënë ai. /Arbresh.info
Kurti viziton sot DOKU.TECH
Franca me ndihmë për Libanin në vlerë prej 100 milionë euros...
Sot mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasni...
Kosova ngritet për tri pozicione në ranglistën e FIFA-s
Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë: Nëse nuk plotësohen kërkesat ...
Mbrojtësi i viktimave kërkon ta marrë në pyetje Ibishin: Ka ...