Konjufca: Kryeministër dil dhe u kërko falje qytetarëve dhe trego që ke ndryshuar qëndrim

16:53 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Glauk Konjufca në emër të grupit parlamentar të VV-së ka thënë se i kanë sjell nënshkrimet e qytetarëve.

“Ata kanë bërë qartë që të rrëzohet ky demarkacion. Edhe vetë ke bërë shumë përpjekje fizike për ta rrëzuar këtë projektligj. Ne e kemi një lutje për ty që të mos ia kthesh shpinën qytetarëve”, ka thënë ai duke u bërë thirrje deputetëve të VV-së t’ia dërgojnë peticionin përpara.
Sot do ta gjejmë një zgjidhje që është e duhura.

“Ta mbrojmë territorin tonë, apo ta votojmë raportin e Mehës. Ju inkurajoj të votoni sipas bindjes e jo sipas interesit të pushtetit. Të na tregoj kryeministri a pajtohet me komisionin e Bulliqit, apo me komisionin e Mehës. Sepse ënse është me Bulliqin atëhertë marrëveshja bie poshtë, e nëse është me të Mehës atëher t’iu ëkrkoj falje qytetarëve dhe t’iu tregoj që ka ndryshuar qëndrim”, ka thënë ai duke shtuar se nëse LDK- e voton këtë propozim të Qeverisë, nuk do të mund ta rrëzojnë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme