Lionel Messi do të stërvitet tri ditë në Real Madrid

16:52 | 20 Mars 2018
Arbresh Info

Ikona e Barcelonës, Lionel Messi do të shpenzoj tri ditë në objektet stërvitore të Real Madridit javën e ardhshme.

Federata e Argjentinës ka vendosur për të shpenzuar kohën e tyre në kampin stërvitor të Real Madridit derisa vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Spanjës, transmeton portali arbresh.info.

https://instagram.com/p/BgjAUCYgoym/

Kjo do të jetë një situatë unike që do t’i ofrojë një mundësi të mirë Lionel Messit për tu stërvitur në kampin e Real Madridit.

Messi madje mund të jetë në kontakt me trajnerin Zinedine Zidane, i cili do të jetë në kampin stërvitor me disa lojtarë të mbetur të skuadrës së tij.

Argjentina do të luaj kundër Italisë në stadiumin Etihad të Manchester Cityt mbrëmjen  e së premtes, para ndeshjes me Spanjën në Wanda Metropolitano më 27 mars./arbresh.info/

https://instagram.com/p/Bgi_93Zgqor/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme