Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, gjatë vizitës zyrtare në Washington u prit në takim nga drejtori i lartë i Bankës Botërore, Ede Jorge Ijjasz Vasquez.
Në takim ministrja Reshitaj falënderoi bankën botërore për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës, e ne veçanti ministrisë që ajo udhëheq.
Nga ana tjetër drejtori i lartë i bankës botërore ri konfirmoi përkrahjen për Kosovën për realizimin e projekteve që do të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe krijimin e një planifikimi të duhur hapësinor, thuhet në njoftimin ministror.
Gjatë kësaj vizite zyrtare ministrja Reshitaj po merr pjesë në konferencën “Qeverisja e tokës në një botë të ndërlidhur”, e cila është bërë një nga ngjarjet më të mëdha ndërkombëtare në qeverisjen e tokës, duke tërhequr më mijëra pjesëmarrës, qeveritarë, akademikë, shoqëri civile dhe përfaqësues të sektorit privat.
Në këtë konferencë ku në fokus është toka dhe varfëria, janë paraqitur hulumtimet dhe praktikat e fundit për diversitetin e reformave, ndërhyrjet dhe inovacionet në sektorin e tokës në mbarë botën.
Në vazhdën e vizitës së saj, ministrja Reshitaj do të këtë takime të veçanta edhe me përfaqësues të departamentit të shtetit amerikan, me përfaqësues të lartë të USAID-ti dhe të MCC-së, nga të cilët do të kërkojë përkrahje për projekte konkrete në fushën e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...