Ministri i jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli është takuar me eurodeputeten dhe raportuesen për Kosovë, Tanja Fajon.
Pacolli në një status në facebook ka treguar se gjatë takimit me të temë kryesore ishte ecja përpara me liberalizimin e vizave, por që nuk kanë munguar edhe tema tjera siç janë: votimi i demarkacionit, dialogu me Serbinë, zhvillimi ekonomik, përcjell arbresh.info.
Postimi i plot i Pacollit:
“Takim shumë i ngrohtë me eurodeputeten dhe raportuesen për Kosovën, Tanja Fajon. Si do të ecim përpara me liberalizimin e vizave, ishte tema kryesore. Votimi i demarkacionit, dialogu me Serbinë, zhvillimi ekonomik, ishin tema të tjera. Fajoni mbetet mike e madhe e Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...