Gjiganti në La Liga, Real Madridi është i gatshëm për të shtruar gjatë verës një ofertë për portierin e AS Romas, Alisson.
‘Los Blancos’ së fundmi kanë kthyer vëmendjen e tyre në portierin brazilian dhe ata tashmë kanë nisur kontaktet fillestare me agjentët e tij, transmeton portali arbresh.info.
Alissonit raportohet se i është ofruar një marrëveshje pesë vjeçare që vlen 5 milionë euro, shifër që dyfishon pagën e tij aktuale.
Në të njëjtë kohë, Real Madridi planifikon t’i ofrojë 60 milionë euro AS Romas, e cila besohet se mendon që oferta është shumë e mirë për tu refuzuar.
25-vjeçari ka bërë në përgjithësi 29 paraqitje në ligë qysh pasi iu bashkua klubit nga Internacional, por kjo ka qenë e mjaftueshme për të tërhequr vëmendjen e shumë klubeve./arbresh.info/
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...