Haradinaj: Sot duhet të votohet demarkacioni, AAK e voton

16:09 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Kryeministri Ramush HAradinaj ka thënë se pas shumë pritjesh e diskutimesh sot në Kuvendin e Kosovës do të diskutohet dhe është sjell ligji i marrëveshjes me Malin e Zi.

“Në kuadër të këtij ligji kemi marrëveshjen mes dy presidentëve dhe raportin e Bulliqit dhe besoj që të gjithë deputetët do ta japin votën për këtë ligj. Vendimet i merr seanca se a do të ketë diskutim ose jo. Sot të gjithë mund ta gjejnë vetën duke votuar dhe besoj që duke e njohur LDK-në që është unike besoj se do të votohet. Po ashtu kisha një takim me deputetët e AAK-së dhe do ta votojmë sepse po të mos i kishim votat nuk do të kishim ardhur në seancë”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme