Nait Hasani do të votoj pro demarkacionit

15:59 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillim të seancën për ratifikimin e marrëveshjes kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas burimeve të Indeksonline ndër deputetët që do të votojnë pro kësaj marrëveshje është Nait Hasani i PDK-së, i cili bindshëm kishte kundërshtuar atë deri pak kohë më parë.

Duhet përkujtuar që orë më parë deputeti Nait Hasani është takuar me deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj ku edhe janë parë shumë të afërt në një fotografi të publikuar në Facebook.

Dita e sotme thuhet të jetë vendimtare lidhur me demarkacionin, një ndër kushtet kryesore që qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme