Google ADS

Pak para seancës mblidhen deputetët e AAK-së

15:47 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Sot nga ora 16:00 pritet të filloj seanca në Kuvendin e Kosovës, në të cilën pritet që të votohet Demarkacioni.

E para seancës kanë filluar edhe takimet në mes të grupeve parlamentare në mënyrë që të diskutohet rreth votimit të Demarkacionit, shkruan arbresh.info.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës së bashku me kryeministrin, Ramush Haradinaj kanë mbajtur një takim. Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një imazhi në Facebook, imazh në të cilin shihet edhe Donika Kadaj-Bujupi.

“Diskutim me Grupin Parlamentar të AAK-së para seancës së Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj mbi fotografinë.

Ndryshe gjatë ditëve që lam pas, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se të gjithë deputetët janë një zërish për të votuar Demarkacionin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme