Google ADS

Pa debat, s’ka as seancë, thotë Ali Lajqi

15:42 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Deputeti Lajqi ka thënë se do të votojnë kundër demarkacionit, por se paraprakisht duhet të ketë debat parlamentar, i cili nëse nuk ndodhë do të çojë tek pengimi i vazhdimit të seancës

Deputeti i Lëvzjes Vetëvendosje, Ali Lajqi, ka thënë se nuk kanë ndryshuar qëndrim në raport me marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi – rrjedhimisht do të votojnë kundër.

Për Klan Kosovën ai ka deklaruar se fillimisht presin debat të mirëfilltë parlamentar për këtë çështje, i cili nëse nuk ndodhë, do të kundërshtohet dhe pengohet vazhdimi i seancës parlamentare, pas specifikuar mjetet që do përdoren.

Ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu kanë thënë se presin që marrëveshja të votohet sot dhe kjo sagë të mbarojë përfundimisht./Klan Kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme