Tanja Fajon: Po lutem që demarkacioni të kalojë

15:35 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon shpreson që deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta votojnë ratifikimin e demarkacionit.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Fajon ka thënë se nuk është e lehtë por disa gjëra duhet të bëhen.

“Nuk është e lehtë. Pajtohem me Behgjet Pacollin por disa gjëra thjesht duhet të bëhen. Për interesin e qytetarëve të Kosovës. Unë do të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe do të bëj gjithçka për ta mbështetur Kosovën drejt liberalizimit të vizave. Lutem për ju!”, ka shkruar Fajon.

Në fotografi, Fajon shihet e shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme