Vlera e Mark Zuckerbergut ka rënë për afërsisht pesë miliardë dollarë, pasi që aksionet e Facebook-ut ranë për shkak të skandalit me Cambridge Analytica, ku thuhet se të dhënat e 50 milionë përdoruesve u keqpërdorën.
Aksionet e kompanisë ranë rreth 7 për qind, duke e vënë Facebook-un në gjendjen më të keqe në shtatë vite, transmeton portali arbresh.info.
Zuckerberg, i cili është njeriu i shtatë më i pasur në botë, ka rreth 400 milionë aksione apo 16 për qind në Facebook.
Pas kësaj rënie, Zuckerberg tani ka vlerën 59.5 miliardë dollarë, sipas Forbes.
Kompania e tij po përballet me thirrjet për të dëshmuar pas raportimeve se firma e cila ka lidhje me fushatën e presidentit Donald Trump, fitoi qasje të papërshtatshme në të dhënat e 50 milionë përdoruesve të Facebook./Arbresh.info/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte