Kryeprokurori shtetëror Ljubomir Joveski, në një intervistë për “Makfaks” ka thënë se me kërkesë të tij është takuar me prindërit e katërvjeçarit Almir Aliu nga Kumanova, i cili u shtyp për vdekje nga Boban Iliq.
“Me iniciativë timen në Kumanovë realizona takim me prindërit e Almirit, me qëllim që t’ju tregoj se pas rikualifikimit të lëndës nuk ka asnjë praparvijë etnike apo diçka tjetër. Dhe se Prokuroria po bën gjithçka që drejtësia do të përmbushet, pasi është ajo që duhet të sundojë”, tha Joveski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Joveski tha se e ka lexuar lëndën në rastin e Almirit të vogël dhe se aktakuza e Prokurorisë është mbi fakte dhe dëshmi.
Ai në intervistë tha se personalisht ai nuk ka asnjë presion nga partitë politike, por komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë e vlerëson si ndikim mbi punën e Prokurorisë.
Përndryshe, para disa ditëve Prokuroria Themelore vendosi që lëndën në rastin e vrasjes së Almir Aliut ta cilësojë si “aksident me pasojë vdekjen”, në të cilën i akuzuar është Boban Iliq.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...