Google ADS

Përleshje fizike mes dy grave të punësuara në Qeverinë e Maqedonisë

14:48 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Dy femra të punësuara në Qeverinë e Maqedonisë janë përleshur fizikisht, pas një konflikti verbal që kanë pasur paraprakisht.

Siç njoftojnë nga MPB, në Sektorin për Punë të Brendshme është denoncuar se në hapësirat e bodrumit të Qeverisë, M.D (34) dhe A.N (40), të punësuara në sektorin për pastrim në qeveri, pas diskutimit verbal janë përleshur edhe fizikisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga policia informojnë se po punojnë në zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme