Deputetët e Listës Serbe nuk kanë reflektuar rreth votës së tyre pro demarakcionit. Por, kjo edhe mund të ndryshojë pas takimit mes presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.
Të paktën kështu është shprehur njohësi i çështjeve politike, profesori i të Drejtës Ndërkombëtare, Mazllum Baraliu.
Ai në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se serbët edhe do të mund ta votonin demarkacionin, por Vuçiq frikësohet nga opozita serbe, meqë në Kushtetutën e tyre Kosova ende është pjesë përbërëse e shtetit të tyre. Votimi i demarkacionit, do të nënkuptonte humbje të territorit. Andaj, Baraliu këtë çështje e ka quajtur “thembër të Akilit”.
“Ishte edhe kërkesë e zonjës Merkel me Vuçiqin që të votohet demarkacioni nga Lista Serbe, mirëpo ata kanë një pengesë të papërballueshme edhe Vuçiqi edhe Lista Serbe sepse në Kushtetutën e Republikës së Serbisë, Kosova si krahinë autonome në thonjëza, është paraparë si pjesë përbërëse e këtij territorit dhe ata po ta bënin këtë, kanë problem me opozitën dhe opinionin publik atje. Kjo është thembër e Akilit, sepse ata e dinë që po humbet territor dhe mund të mos e bëjnë”, është shprehur ai.
Në anën tjetër, Baraliu ka thënë se edhe mund të arrihet kompromis sa i përket kushteve që ngritin serbët, siç janë formimi i Asociacionit të Komunave Serbe sipas kërkesës së tyre, pastaj edhe formimi i një komune tjetër serbe.
Lidhur me atë se kush nga Lista Serbe mund ta votojë sot demarkacionin, Baraliu ka përmendur emrin e Adem Hoxhës. Për këtë të fundit ai ka thënë se bën pjesë në Listën Serbe, por nuk është serb dhe vota e tij do të mund të arsyetohej.
“Munden edhe kompromise tjera, nëse eventualisht vazhdojnë transaksionet/pazaret mes koalicionit qeverisës dhe Listës Serbe. Këta sigurisht që duan fuqizimin e Asociacionit të Komunave Serbe ashtu siç e kërkojnë ata, pastaj formimi i komës së re. Por, mund edhe të ndodhë që të bëjnë ndonjë kompromis sa për ta fituar votën e fundit ky koalicion qeverisës për ta votuar demarkacionin, që ndonjë prej deputetëve të kësaj liste siç është Petroviçi e Hodza, duke qenë se Hodza nuk është serb, por është vetëm pjesë e Listës Serbe”, ka deklaruar ai.
Seanca për demarkacionin me Malin e Zi pritet të mbahet sot në orën 16:00. “Indeksonline” ka kontaktuar me AAK-në, nga ku deputetja Time Kadrijaj ka bërë të ditur se në mbledhjen e Grupit Parlamentar të kësaj partie në orën 15:00, do të kuptohet nëse janë siguruar votat për ratifikimin e kësaj marrëveshje, ose jo./Indeksonline/
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?