Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka marrë pjesë në punëtorinë e TAIX-it për Programin COSME 2014-2020. Në hapjen e kësaj punëtorie, ministri Beqaj ka deklaruar se ekonomia e Kosovës si një ekonomi me popullsi të re, bilanc jo të favorshëm tregtar, eksporte të ulëta dhe papunësi të lartë, ka nevojë për një orientim strategjik, shkruan arbresh.info.
Duke folur për punën që po bënë Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ministri Beqaj ka thënë se qëllimi i ministrisë që drejton është që ta rrisë konkurrencën dhe ta nxisë inovacionin, si një mjet për të rritur produktivitetin vendor dhe për të siguruar një mjedis të qëndrueshëm ekonomik.
“Si Ministri e Inovacionit, ne po fokusohemi në zbatimin e aktiviteteve për mbështetje të hulumtimit dhe zhvillimit nga sektori privat, skemave voucher për NVM-të, konferencave, kthimit të trurit nga diaspora dhe kampanjave për ngritjen e vetëdijes të shoqërisë dhe komunitetit”, ka thënë Besim Beqaj.
“Besojmë se me buxhet prej 10 milion euro për këtë vit, investim i drejtpërdrejtë në sektorin privat do të arrijmë të krijojmë efekt pozitiv në rritjen e konkurrueshmërisë dhe produktivitetit”, ka theksuar ministri Beqaj.
COSME është programi i BE-së qëllimi i të cilit është përmirësimi i konkurrueshmërisë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në BE dhe NVM-ve në shtetet e treta që marrin pjesë në këtë program./arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi