Kryetari i komunës së Gostivar, Arben Taravari, propozoi buxhet prej 12 milionë denarësh, por këshilltarët e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë dhe Bashkimit Demokratik për Integrim insistonin që i njëjti të ulet në 9 milionë denarë.
Arsyeja e uljes nga 12 milionë denarë në 9 milionë denarë, sipas këshilltarëve të BDI-së, vjen për parandalim të punësimeve të përkohshme nga ana e komunës.
Në lidhje me këtë, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka thënë se nga ajo që insiston të bëhet nga BDI do të ngelin pa sigurim shëndetësor të punësuarit e Higjienës Komunale dhe nuk do të arrihet të ndërtohen katër çerdhet.
Në lidhje me buxhetin edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Samuel Zhbogar, dje ka apeluar që të miratohet buxheti i komunës së Gostivarit që e kishte propozuar kryetari, Arben Taravari./Gazeta Express/
Përfundon intervistimi i Dejona Mihailit, nuk flet për media
Vdes 111 vjeçarja nga Ferizaj, Xhezide Alija, një ndër gratë...
Termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, Pacolli:...
“U qëllua me 6 plumba prapa shpinës”, detaje për incidentin ...
Vdes personi që u plagos sot në Mitrovicë
Prokuroria : Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dë...