Google ADS

Memphis Depay zbulon pse ka dështuar në Manchester United

14:21 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Mesfushori holandez, Memphis Depay, ka treguar pse ka dështuar te gjiganti anglez, Manchester United.

Holandezi ishte transferuar në Old Trafford me bujë të madhe, duke u konsideruar si ‘Ronaldo i Ri’, mandje ia kishin dhënë edhe numrin 7.

Ai nuk arriti ta tregonte vetën te trajneri portugez, Jose Mourinho, i cili e largoi qysh në sezonin e tij të parë si trajner i Manchester United.

Depay u transferua në Lyon dhe tashmë ai ka rithyer formën e tij më të mirë.

24 vjeçari ka treguar pse ka dështuar në United dhe cila është arsyeja e cila ka rikthyer formën në fanellën e Lyonit. “Unë e di si funksionin futbolli”, tha Depay për Canal +.

“Unë jam ai që i pranon të gjithë goditjet: “Memphis është i çmendur”, “Memphis bënë kështu”. Unë nuk mundem të bëhem dikush tjetër, përveq Memphisi. Unë e kam provuar këtë, por nuk isha i lumtur, këtë e kam bërë sa isha në Manchester, por nuk isha i lumtur me vetën”, shtoi mesfushori holandez.

“Si mund të bëhem një futbollistë i mirë kur nuk jeni të lumtur me vetë? E shikova vetën në pasqyre dhe nuk isha i lumtur, isha i pikëlluar. Tani jam i lumtur me vetën. Sinqerisht, sa i përket kualiteteve, i kam të gjitha për t’u bërë më i miri në botë, nuk jam arrogant por ndoshta vetëm duhet të jem më konsistent. Alexander Lacazette ishte më i miri në Lyon, por ai u transferua në Arsenal që të bëhët më i mirë”, përfundoi Depay.

Depay në sezonin 2015/16 për United kishte bërë 29 paraqitje dhe kishte shënuar vetëm 2 gola, ndërsa në sezonin 2016/17 nën urdhërat e Mourinhos, ishte paraqitur vetëm në katër ndeshje.

Në të gjitha garat ai ishte paraqitur në 53 ndeshje duke shënuar shtatë gola. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme