Google ADS

Prishtina do të bëhet me qendër për Sindromë Down dhe Autizëm

13:47 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Komuna e Prishtinës u vizitua sot nga një delegacion i komunës Selçuk-Konya, me në krye nënkryetarin Ziya Yalçinkaya. Qëllimi i kësaj vizite ishte që bashkë me TIKA-n të konkretizojmë marrëveshjen për ndërtimin e Qendrës për Sindromë Down dhe Autizëm në Prishtinë, shkruan arbresh.info.

Pjesë e delegacionit ishin edhe profesorë dhe ekspertë të arsimimit special, të cilët do të na tregojnë përvojat e tyre të deritashme, duke ndikuar kështu në rritjen e cilësisë së menaxhimit të qendrës që do të ndërtojmë.

“Me TIKA-n jemi marrë vesh që ta financojmë së bashku ndërtimin e QSDA, ku gjysmën e parave do t’i jep Komuna dhe shoqatat, e gjysmën tjetër qeveria turke përmes TIKA-s.  Lokacioni tashmë është ndarë afër stacionit të autobusëve. Përveç ndihmës financiare, kemi kërkuar ndihmë edhe në atë se si duhet të duket kjo qendër, e edhe si duhet të menaxhohet”, ka thënë Ahmeti.

Selçuk-Konya ka një nga qendrat më të mëdha dhe më të mira në botë për fëmijët me Autizëm, prandaj do të marrim shembullin më të mirë nga kjo Komunë./arbresh.info/

Fotografia e Shpend Ahmeti

Fotografia e Shpend Ahmeti

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme