Google ADS

Ramiz Kelmendi del kundër Avdullah Hotit: Nuk do ta votoj demarkacionin

12:07 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë për Arbresh.info se në seancën e sotme nuk do ta votojë demarkacionin.

Ai ka deklaruar se qëndrimet e tij mbesin të njëjta dhe se nuk ka ndryshuar asgjë nga deklarimet e tij të mëparshme.

“Qëndrimi im për çështjen e demarkacionit mbetët i njëjtë ashtu si e kam quajtur dhe kam thënë në deklarimet e mia nuk ka ndryshu, nuk do ta votoj”, ka thënë ai.

I pyetur për atë se shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se deputeti Ramiz Kelmendi do ta votojë demarkacionin ky i fundit ka thënë se askush nuk mund të vendosë për të.

Madje ka përmendur edhe disa kërcënime që po u bëhen anëtarëve të familjes së tij, pa dashur të tregojë se nga kush po vijnë këto kërcënime dhe për çfarë arsye.

“Jo nuk do ta votoj demarkacionin. Shefit të GP i kam treguar qartë që ju si shef nuk mundeni me i mbrojt anëtarët e familjes sime nga kërcënimet, sepse nuk keni zotësi për me i mbrojt sepse nuk jeni as kërcënues, prandaj për përgjegjësinë e anëtarëve të familjes sime vendosi unë vet as shefi i grupit e as askush nga partia, vendosi unë personalisht”, ka deklaruar Kelmendi.

“Nuk mundem me thënë asgjë për kërcënimet se nga kush po vijnë sepse ato janë ashtu dhe nuk po dua të tregoj askujt për arsye se pastaj kthehen në mosmarrëveshje personale”, ka thënë deputeti Kelmendi.

Seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit do të mbahet sot duke filluar nga ora 16:00./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme