Google ADS

Kishte mbytur fëmijën me veturë, dënohet me dy vjet heqje lirie

12:02 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me dy vite burgim të akuzuarin L. C., pasi më datën 22 shkurt gjatë ngasjes së automjetit të tij në rrugën Gjilan – Prishtinë kishte goditur për vdekje fëmijën E. B.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik neni 378 paragrafi 1 lidhur me nenin 8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Gjykata po ashtu i ka shqiptuar L.C. edhe dënim plotësues – ndalimi i drejtimit të automjetit në afat prej tre vite pas përfundimit të dënimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme