Ylli i Real Madridit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo, i ka goditur kritikët sërish pasi e fitoi edhe një çmim tjetër individual.
Ronaldo u shpall lojtari më i mirë portugez për vitin 2017 të hënën në mbrëmje, duke e mposhtur portierin e Sporting CP, Rui Patricio dhe yllin e Manchester City, Bernardo Silva, transmeton Express.
33-vjeçari e fitoi Topin e Artë për herë të pestë në karrierë vitin e kaluar, duke u barazuar me Lionel Mesin, pasi i ndihmoi Real Madridit të triumfoi në La Liga dhe Ligë të Kampionëve.
Ronaldo është duke e gjetur formën përsëri në fund të kampanjës dhe dje i ka goditur kritikët.
“Për këtë çmim u jam mirënjohës të gjithë atyre që janë këtu”, ka thënë Ronaldo.
“Ky çmim shkon po ashtu për të gjithë kolegët e mi – 2017 ka qenë një lojtar i shkëlqyer, i paharrueshëm në aspektin individual dhe ekipor”, ka shtuar ai.
“Gjithmonë besoj dhe them se jam më i miri, pavarësisht se çfarë thonë ata, dhe pastaj e dëshmoj në fushë”, theksoi portugezi.
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...