Xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës!

10:22 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Ish kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli është shprehur i shqetësuar kur gjatë ditës së djeshme ka parë disa pjesëtarë të xhandarmërisë serbe duke patrulluar në territorin e Kosovës.

Në një prononcim për Indeksonline, Surdulli ka treguar se 8 pjesëtarët e ushtrisë serbe kanë qenë të unifromuar dhe me helmetë në kokë dhe me armë të gjata teksa kanë patrulluar në brendi të territorit të Kosovës.

“Të dielën kah ora 13:30 duke ardhur nga mali kufiri me Serbi kaluan nëpër rrugën kryesore të lagjes se Bernjasheve ku edhe unë jetoj me familje në këtë lagje në drejtim të rrugës kryesore Novosellë-Karaçevë, një grup prej rreth 8 pjesëtarë të uniformuar, me helmeta në kokë dhe me armë të gjata. Ne me një fqinjë, Baftjar Bernjashi ishim në oborr të shtëpisë sime dhe menduam që këta pjesëtarë të ushtrisë janë të KFOR-it ukrainas të cilët ka pasur raste që kanë kaluar kësaj rruge deri sa KFOR-i Amerikan dhe ai Turk më shpesh e frekuentojnë këtë pjesë kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë. Më vonë erdhën me një veturë të Policisë së Kosovës tre police të vijës së gjelbër në lagjen tonë dhe u shprehen të shqetësuar duke thënë se kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë serbe sepse i kanë përcjellë nga distanca se ata kanë vazhduar deri diku afër rrugës kryesore për Karaçevë të poshtme dhe janë kthyer për fshatin Breznice te Rep.se Serbisë, fshat i banuar me shqiptare. Kurse dje kanë ardhur ushtria Amerikane dhe ajo Turke të KFOR-it me autoblinda dhe një helikopter të cilët e kanë vëzhguar sikur edhe shpesh herë tjera këtë zonë kufitare. Territori i kësaj lagjeje por edhe në përgjithësi i Karaçeves nuk kontestohet që është territor i Republikës së Kosovës, prandaj është shumë skandaloze dhe e pa pranueshme nga banoret e kësaj lagje dhe në përgjithësi e fshatit Karaçeve kalimi i Ushtrisë serbe në territor të Republikës së Kosovës. Kërkojmë nga KFOR-i, por edhe nga Policia e Kosovës si dhe nga institucionet tjera të Republikës së Kosovës që kjo kurrë mos të përsëritet sepse mund të ketë pasoja në pasigurinë e banorëve”, ka deklaruar Surdulli./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme