Google ADS

Policia turke konfiskon një metal jashtëzakonisht të rrallë dhe të kushtueshëm

09:09 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Policia turke ka konfiskuar rreth 1.5 kilogram substancë sintetike radioaktive të quajtur kalifornium, në nga metalet më të shtrenjta në botë, raporton gazeta Yeni Safak.

Si rezultat i operacionit policor të kryer në Pursakar, një rajon i Ankarasë, katër të dyshuar janë ndaluar, transmeton portali arbresh.info. Sipas gazetës, vlera në treg e kaliforniumit është katër milionë dollarë për gram.

Supozohet se të arrestuarit nuk vepruan në mënyrë të pavarur, por ishin pjesë e një grupi kriminal.

Zbatuesit e ligjit po hetojnë rrethanat e paraqitjes të këtij materiali të paligjshëm në kryeqytetin turk.

Kaliforniumi, një element që nuk dihet se ndodhet në natyrë, u sintetizua për herë të parë në 1950 në Laboratorin Kombëtar të Lawrence Berkeley në Kaliforni dhe prodhohet vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe Rusi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme