Turqia dërgon 30 ton ndihma humanitare në Afrin

00:30 | 20 Mars 2018
Trina Galanxhi

Turqia ka deklaruar se ka dërguar më shumë se 30 ton të ndihmave humanitare në Afrin, që nga koha kur Ankaraja ka filluar sulmet ajrore në atë zonë.

Sipas një deklaratë, agjencia AFAD ka theksuar se ka në plan të ndërtojë kampe-shtëpi përreth 170 mijë njerëz, transmeton portali arbresh.info

Ndihmat do të shpërndahen në provincën e Idlib dhe në zonat tjera që do të kontrollohen nga ushtria turke.

Ushtria turke dhe ushtria qeveritare siriane kanë filluar një sulm ajror në Afrin më 20 janar. Qëllimi i sulmit është “pastrimi” i ushtrisë kurde, të cilët Ankaraja i quan “grup terrorist”.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Britani të Madhe, tha se rreth 250 mijë civilë janë larguar nga Afrini që nga dita e merkurë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme