Ankaraja do të kërkojë nga Bashkimi Europian pjesën e mbetur të fondit prej 3 miliardë dollarësh, të cilat janë të destinuara për refugjatët siriane.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se fondi do të kërkohet gjatë bisedimeve në Bullgari, që pritet të mbahen javën e ardhshme, transmeton portali arbresh.info
Turqia ka pranuar 3.5 milion refugjatë nga Siria dhe BE-ja tani duhet të paguajë rreth 3 miliardë euro si pjesë e marrëveshjes së vitit 2016, që kishte për qëllim frenimin e refugjatëve në Europë.
Megjithatë, Erdogan ka theksuar se premtimet që ka bërë BE-ja ‘nuk janë mbajtur’.
BE-ja ka deklaruar se do t’i jap Turqisë 3 miliardë euro, por sipas Erdoganit deri me tani janë pranuar vetëm “850 milionë euro”.
“Nëse doni t’i ipni ato para, bëjeni. Ky komb është krenar dhe askush nuk mund të luajë me krenarinë tonë”, tha Erdogan./arbresh.info/
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...