Google ADS

Pacolli: Kush e ka të shenjtë interesin e popullit të Kosovës të votojë PRO demarkacionit

23:02 | 19 Mars 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë dita e nesërme është vendimtare për seriozitetin e shtetit.

Ai në një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se kush e ka të shenjtë interesin e popullit të Kosovës, emrin e mirë të shtetit, lëvizjen e lirë, kush do që të mos varemi për interesat tona nga shtetet fqinjë, të votojë PRO demarkacionit.

Statusi i plotë:
Nesër (Sot), ditë vendimtare për seriozitetin e shtetit tonë! Kush e ka të shenjtë interesin e popullit të Kosovës, emrin e mirë të shtetit, lëvizjen e lirë, kush do që të mos varemi për interesat tona nga shtetet fqinjë, të votojë PRO DEMARKACIONIT. Askush, as Mali i Zi, shtet mik anëtar i NATO-s, nuk mund të cenojë territorin e Kosovës. Çdo padrejtësi, nëse ka ndodhur, do të korrigjohet!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme