Portieri slloven i Atletico Madridit, Jan Oblak, ka futur në luftë dy skuadrat e mëdha angleze, Liverpoolin dhe Arsenalin.
Sipas mediumit anglez Daily Express, portieri i Atleticos, Oblak është bëri objektivi primar i dy skuadrave të mëdha nga Liga Premier.
Të dy trajnerët, Arsene Wenger dhe Jurgen Klopp janë are simpatizues të mëdhenj të portierit slloven dhe duan të lidhen me të gjatë verës.
Portieri ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe vlera e tij në treg raportohet të jetë rreth 45 milionë funte apo diçka më shumë se 51 milionë euro.
Megjithatë, Oblak ka gjithashtu një klauzolë lirimi prej 89 milionë funteve në kontratën e tij apo diçka më shumë se 101 milionë euro dhe ky mund të jetë një problem për anglezët.
Oblak është vetëm një 25-vjeçar dhe në vitet e fundit ka treguar formë të lartë, duke e renditur veten si njëri nga portierët me të mirë në botë.
Slloveni në këtë sezon ka ruajtur portën e paprekur në plot 18 raste nga 28 ndeshje të luajtura dhe kjo e bën një portier të madh.
Ai gjithashtu është votuar në ekipin më të mirë të sezonit në La Liga në dy sezonet e fundit.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...